Ndërlidhjet

Ambasada amerikane, OSBE-ja kundërshtojnë "frikësimet politike" në Kosovë


Kosovë - foto arkivi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u bënë thirrje të gjitha partive dhe subjekteve politike në Kosovë që t'i ndalojnë të gjitha format e frikësimeve politike.

Thirrja vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor.

"Kandidatët kosovarë e kanë të drejtën themelore demokratike për të zhvilluar fushata, bazuar në idealet e tyre më të larta për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe këtë duhet ta bëjnë pa u frikësuar dhe kërcënuar", thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadës amerikane dhe misionit të OSBE-së.

"U bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë t'i refuzojnë dhe t'i dënojnë të gjitha format e frikësimit, ndërsa Task-Forcës së Zgjedhjeve t'i hetojë seriozisht të gjitha raportet për përpjekje për të manipuluar këtë proces demokratik", thekson deklarata.

XS
SM
MD
LG