Ndërlidhjet

Britani: Kërcënimi për terror është ngritur në nivelin më të lartë


Njerëzit duke i përkujtuar viktimat e sulmit terrorist pas një koncerti në Mançester

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se niveli i kërcënimit të terrorizmit është ngritur në nivelin “kritik”, që është më i larti, meqë do të thotë se mund të ketë sulm të menjëhershëm.

Kjo ngritje u bë pas sulmit vetëvrasës pas një koncerti në qyetin Mançester, me ç’rast janë vrarë 22 vetë.

I dyshuari për këtë sulm, Salman Abedi, mund të ketë qenë pjesë e një rrjeti më të madh, tha mbrëmë vonë kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe ka theksuar se ky person kishte lindur dhe ishte rritur në Britani.

Ajo, po ashtu, ka njoftuar se qeveria e ka aktivizuar të ashtuquajturin, Operation Temperer, që është një plan emergjent për t’i vendosur ushtarët në vendet kryesore publike në mbështetje të policisë.

Policia e Mançesterit ka njoftuar se e ka arrestuar një person 23 vjeçar me lidhje me sulmin në këtë qytet.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojmë këtë pretendim të militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG