Ndërlidhjet

“Square” fiton Palmën e Artë në Kanë


Regjisori suedez, Ruben Ostlund, pas pranimit të çmimit.
Regjisori suedez, Ruben Ostlund, pas pranimit të çmimit.

Regjisori suedez, Ruben Oslund, me filmin “Square” fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 70-të të Filmit në Kanë.

“Square”, një satirë për përgjegjësin e një muzeu dhe jetën borgjeze në Evropë, ishte në mesin e 19 filmave konkurrues në festivalin prestigjioz.

Vendin e dytë e mori “BPM” (Beats Per Minutre), një film francez për fushatën e ndërgjegjësimit për AIDS-in në vitet 1980, ndërsa në vend të tretë u radhit filmi rus “Loveless”, për një fëmijë 12 vjeç, i cili zhduket gjatë divorcit të prindërve.

Regjisori dhe skenaristi spanjooll, Pedro Almodóvar, ka qenë president i jurisë së festivalit, ndërsa aktorja italiane, Monica Bellucci, ka bërë ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes.

XS
SM
MD
LG