Ndërlidhjet

Rusi: Dëbimi i Vukoviqit për shkak të sanksioneve


Maria Zakharova
Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se ndalesa ndaj deputetit të Kuvendit të Malit të Zi, Miodrag Vukoviqq, është bërë për shkak se Podgorica u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

“Nuk është gjë sekrete se Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, përfshirë edhe ato kundër individëve”, tha Zakharova.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “ne kemi thënë çdoherë se e rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë masa hakmarrëse në bazë të reciprocitetit, siç shtë e zakonshme në diplomaci”, tha Zakharova, duke shtuar se “do të paraqesim shpjegime të duhura te pala malazeze”.

Miodrag Vukoviq pretendon se incidenti kishte motive politike.

Autoritetet ruse e kanë përzënë dje nga Moska anëtarin e Kuvendit të Malit të Zi, Miodrag Vukoviq.

Vukoviq, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, e ka kaluar natën në Aeroportin Domodedovo të Moskës, në zonën tranzite, para se të dëbohej.

XS
SM
MD
LG