Ndërlidhjet

Moskë: Numri i të vdekurve nga stuhia arriti në 11 vetë


Pamje e një druri të rrëzuar nga stuhia e djeshme në Moskë
Pamje e një druri të rrëzuar nga stuhia e djeshme në Moskë

Një stuhi e dhunshme e ka përfshirë dje Moskën, me ç’rast kanë humbur jetën 11 vetë dhe janë lënduar afro 70 të tjerë.

“Vetë tragjedia është e paprecedente, pasi stuhia ka ndodhur gjatë ditës dhe shumë njerëz janë prekur”, tha kryetari i qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin.

Kjo ishte stuhia më vdekjeprurëse për një ditë në Moskë për afro dy dekada.

Ministria e energjisë ka njoftuar se nga stuhia janë shkatërruar përçuesit elektrikë në Moskë, kështu që afro 7,300 vetë kanë mbetur pa rrymë elektrike. Sipas tij, nga erërat e fuqishme që arrinin shpejtësinë deri në 110 kilometra në orë, janë çrrënjosur 3,500 drunjë në territorin e qytetit.

Po ashtu, është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar.

XS
SM
MD
LG