Ndërlidhjet

Mogherini, Hahn mirëpresin zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë


Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.
Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.

“BE është e gatshme të mbështesë punën e Qeverisë, si dhe të opozitës, në mënyrë që të zbatohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinës (për zgjidhjen e krizës politike)”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Mogherini dhe Hahn kanë shfaqur shpresën se partitë parlamentare do t’i lënë dallimet mënjanë dhe do të punojnë bashkërisht në agjendën e reformave, nga të cilat do të përfitojë e gjithë Maqedonia.

“Kjo është e rëndësishme për rikthimin e vendit në rrugën evropiane – proces të cilin qytetarët e duan dhe e meritojnë”, kanë thënë Mogherini dhe Hahn.

Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur mbrëmë qeverinë e udhëhequr nga lideri opozitar, Zoran Zaev, duke i dhënë fund bllokadës gjashtëmujore politike.

Për më shumë lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG