Ndërlidhjet

Vdiq ish-roja e Aushvicit, i dënuar me burg


Reinhold Hanning

Reinhold Hanning, ish-roje e kampit të vdekjes në Aushvic, i dënuar vitin e kaluar me burg, ka vdekur përpara se dënimi t’i bëhej i detyrueshëm ligjërisht.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij Andreas Scharmer.

Hanning, 95 vjeç, është dënuar në qershor të vitit 2016 me pesë vjet burgim, për pjesëmarrje në vrasjen e së paku 170,000 njerëzve.

Ai ka qenë roje në kampin në Aushvic nga vitit 1942 deri më 1944.

Hanning ka pranuar se e ka ditur se çfarë është duke ndodhur në kamp, por nuk ka vepruar për ta ndaluar.

Avokatët e tij kanë thënë se ai, personalisht, nuk ka vrarë as nuk ka rrahur askënd.

Nazistët kanë vrarë rreth 1.1 milion njerëz në Aushvic.

XS
SM
MD
LG