Ndërlidhjet

James Comey do të dëshmojë para Senatit javën e ardhshme


James Comey

Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey, planifikon të dëshmojë publikisht në Senatin e Shteteve të Bashkuara, për të konfirmuar, siç thuhet, deklaratat e mëhershme se presidenti Donald Trump i ka kërkuar të mbyllë hetimet mbi ish-këshilltarin e tij për siguri kombëtare.

Michael Flynn po hetohet për lidhje të dyshuara me Rusinë.

Mediat amerikane raportojnë se Comey do të dëshmojë përpara Komitetit të Senatit për Inteligjencë javën e ardhshme.

Ky komitet është duke hetuar raportet midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe Rusisë, gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vitin e kaluar. Hetime të ndara po bën edhe FBI.

Vendimi i Trumpit për të shkarkuar Comeyn, muajin e kaluar, shkaktoi trazira politike dhe bëri që Departamenti amerikan i Drejtësisë të emërojë një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet e FBI-së në administratën Trump.

XS
SM
MD
LG