Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova dhe Kroacia, raporte të shkëlqyera 


Kosova dhe Kroacia vazhdojnë të kenë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera, ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë në shtetin kroat.

Në takim më homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, Thaçi ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Kroacisë për Kosovën në forumet ndërkombëtare, qoftë në NATO kur është fjala për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, qoftë në Samitin Brdo-Brione apo forumet tjera ndërkombëtare.

“Jam i gëzuar që qeveritë tona janë afër finalizimit të marrëveshjes për Partneritet Strategjik në mes dy vendeve tona. Kjo do të hap rrugë jo vetëm për thellim të bashkëpunimit, por edhe koordinimit të veprimeve tona në marrëdhëniet bilaterale, në kuadër të zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare”,ka thënë Thaçi, thuhet në njoftimin e Presidencës se Kosovës.

Ndërkaq, në anën tjetër, presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitarović ka thënë se Kroacia do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe angazhimin për të arritur paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit.

XS
SM
MD
LG