Ndërlidhjet

Jahjaga në pritje të shkuarjes në Beograd


Atifete Jahjaga, foto arkivi

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të enjten nuk ka udhëtuar për në Beograd, astu siç ishte paraparë më herët.

"Presidentja është duke pritur përmbylljen e procedurave, të cilat nuk kanë përfunduar ende", ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Gresa Kraja, këshilltarja për media e ish presidentes Jahjaga.

Mediat në Beograd ndërkaq raportojnë se autoritetet në Serbi nuk i kanë ofruar masa sigurie zonjës Jahjaga, por këto pohime nuk janë konfirmuar.

Ndryshe, është e ftuar të marrë pjesë në festivalin "Mirëdita, dobar dan", i cili po mbahet në Beograd, për të promovuar librin "Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”. Promovimi është paraparë të bëhet të premten, më 2 qershor, në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor.

Fesivali ka nisur të mërkurën mbrëma, më 31 maj, dhe është penguar përkohësisht nga 20 pjesëtarë të lëvizjes ekstreme djathtiste "Zavetnici".

Edhe të enjten në mbrëmje, një grup prej disa dhjetëra pjesëtarësh të kësaj lëvizjeje, kanë bërë përpjekje për të penguar rrjedhën e festivalit.

XS
SM
MD
LG