Ndërlidhjet

Policia britanike i publikoi emrat e dy sulmuesve në Londër


Policët në një rrugë të Londrës gjatë ditës së sotme
Policët në një rrugë të Londrës gjatë ditës së sotme

Policia britanike i ka emëruar dy prej tre sulmuesve të dyshuar, që kryen sulm terrorist në Londër, para dy ditësh, duke i vrtarë 7 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Njëri është Khuram Butt, 27 vjeçar, i martuar dhe me fëmijë, që jetonte në Barking, në pjesën lindore të Londrës, për disa vite.

Policia e qytetit të Londrës tha se Butt më herët ishte i njohur për policinë dhe agjencinë e spiunimit, MI5.

“Megjithatë, nuk ka pasur inteligjencë për të sugjeruar se ky sulm po planifikohej”, thuhet në njoftimin e polcisë.

Butt ishte shtetas britanik i lindur në Pakistan.

Sulmuesi tjetër ishte Rachid Redouane, 30 vjeçar, i cili quhej edhe Rachid Elkhdar, dhe nuk ishte i njohur për policinë.

Pretendohet se ky person kishte kombësi libiase dhe marokene.

Policia tha se hetimet për zbulimin e identitetit të sulmuesit të tretë po vazhdonin.

Të tre sulmuesit e dyshuar janë vrarë nga policia brenda disa minutash pasi ata depërtuan me një furgon në shtegun e këmbësorëve në London Bridge dhe pastaj i sulmuan disa njerëz me thika në Borough Market, që gjendet në afërsi.

XS
SM
MD
LG