Ndërlidhjet

Irani kritikon reagimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj sulmeve terroriste


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se reagimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj sulmeve vdekjeprurëse në Teheran ka qenë “i pështirë”, ashtu si edhe vendimi i ligjvënësve amerikanë për të miratuar sanksione të reja kundër Republikës Islamike.

Zarif i bëri këto komente përmes një postimi në Twitter.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se 13 njerëz janë vrarë nga sulmet që janë kryer të mërkurën në Parlamentin e Iranit dhe në tempullin e Ajatollah Ruhollah Khomeinit.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur keqardhje për viktimat, por ka thënë se “shtetet që sponsorizojnë terrorizmin rrezikojnë të bien vetë viktimë e së keqes që e promovojnë”.

Në ndërkohë, Senati i Shteteve të Bashkuara i ka dhënë dritën jeshile një pakete sanksionesh kundër Iranit, si ndëshkim për programin e tij me raketa, për transferimet e armëve dhe për mbështetjen e grupeve miitante në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG