Ndërlidhjet

Katar: Përkundër tensioneve, shtetasit e jashtëm mund të mbesin


Banorët e kryeqytetit Doha në Katar duke u furnizuar me artikuj të domosdoshëm për shkak të shqetësimeve nga bllokada
Banorët e kryeqytetit Doha në Katar duke u furnizuar me artikuj të domosdoshëm për shkak të shqetësimeve nga bllokada

Autoritetet e Katarit thonë se shtetasit e vendeve fqinje të Gjirit mund të mbesin, përkundër bllokadës aktuale nga shtetet rajonale arabe dhe vendet e tjera.

Arabia Sauidite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, dhe disa shtete të tjera, i kanë shkëputur të gjitha lidhjet diplomatike dhe i kanë bllokuar transportet detare, tokësore dhe ajrore me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste. Shumica e këtyre vendeve i kanë urdhëruar shtetasit e vet që të largohen nga Katari.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e mbështet këtë lëvizje kundër Katarit, megjithqë zyrtarë të tjerë amerikanë, përfshirë sekretarin e shtetit, Rex Tillerson, kanë synuar uljen e tensioneve.

Shtetet e Bashkuara e kanë bazën madhore ushtarake në Katar.

Autoritetet e Katarit i kanë hedhur poshtë akuzat, se e mbështesin terrorizmin, dhe kanë thënë se janë të gatshme për bisedime për uljen e tensioneve.

Aktualisht, Katari ndihmohet nga Irani, i cili e ka hapur hapësirën ajrore për fluturime nga Katari, pasi ajo ishte mbyllur nga fqinjët e Katarit.

XS
SM
MD
LG