Ndërlidhjet

Tre ushtarë amerikanë vriten në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në provincën Nangarhar të Afganistanit, bëri të ditur Pentagoni.

Tre ushtarët vdiqën nga plagët me armë zjarri më 10 qershor, ndërsa rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftim.

Të tre ata kanë qenë pjesë e Divizionit të 101-të Ajror, me seli në Kentaki.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se incidenti është duke u hetuar dhe shprehu ngushëllime për familjet e, siç u shpreh ai, këtyre heronjve amerikanë.

XS
SM
MD
LG