Ndërlidhjet

IS bën thirrje për sulme në Perëndim, Rusi...


Flamuri i grupit militant Shteti Islamik.
Flamuri i grupit militant Shteti Islamik.

Një audio-mesazh që thuhet se vjen nga zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik u bën thirrje ndjekësve të kryejnë sulme në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Rusi, Australi, Irak, Siri, Iran dhe Filipine gjatë Muajit të Ramazanit.

Mesazhi është shpërndarë në platformën Telegram dhe i është atribuuar zëdhënësit të grupit, Abi al-Hassan al-Muhajer.

Vërtetësia e regjistrimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëri është i njëjtë me një audio-mesazh të mëhershëm, që thuhej se ishte nga al-Muhajer.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste në Evropë, përfshirë atë në Londër, që ka ndodhur në fillim të këtij muaji, duke lënë të vrarë shtatë persona.

XS
SM
MD
LG