Ndërlidhjet

Lideri i opozitës ruse, Navalny, dënohet me burg


Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënua me 30 ditë burgim për, siç u tha, shkelje të vazhdueshme të ligjit mbi organizimin e tubimeve.

Ai u arrestua të hënën në shtëpinë e tij në Moskë, përpara se të niste një protestë anti-korrupsion.

Pavarësisht arrestimit të Navalnyt, mijëra mbështetës në gjithë Rusinë i janë përgjigjur thirrjes së tij për të protestuar kundër korrupsionit në Qeverinë ruse.

Protestat kanë përfunduar me mbi 1,100 njerëz të ndaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg.

Vendimi për dënimin e Navalnyt, i cili synon të kandidojë për president të Rusisë vitin e ardhshëm, është lëshuar nga një gjykatë në Moskë të hënën vonë.

XS
SM
MD
LG