Ndërlidhjet

Jeff Sessions dëshmon sot për “ndërhyrjen ruse” në SHBA


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, do të dëshmojë sot para Komitetit të Senatit për Inteligjencë, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Komiteti tha se paraqitja e Sessions do të jetë e hapur për publikun.

Ai do të përballet me pyetje për takimet e padeklaruara me zyrtarët rusë dhe për shkarkimin e shefit të FBI-së, James Comey, nga presidenti Donald Trump.

FBI po bën po ashtu hetime për ndërhyjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA.

Sessions është zyrtari më i lartë i Qeverisë amerikane që dëshmon para Komitetit të Senatit, në lidhje me çështjen ruse.

XS
SM
MD
LG