Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë pro sanksioneve të reja kundër Rusisë


Uashington
Uashington

Senatorët amerikanë arritën marrëveshje për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, për shkak të abuzimit me të drejtat e njeriut, armatosjes së Sirisë dhe ndërhyrjes së dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Për legjislacionin u pajtuan edhe senatorët demokratë, edhe ata republikanë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe të Komitetit Bankar.

Sanksionet e reja do të ndërmerreshin kundër rusëve që gjenden fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut, për furnizim me armë të Qeverisë siriane dhe për kryerjen e sulmeve kibernetike në emër të Qeverisë ruse.

Masa pritet të votohet si amandament në ligjin për sanksione kundër Iranit.

Për t’u bërë ligj, ajo duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

SHBA veçmë i ka vendosur disa sanksione Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG