Ndërlidhjet

Në Maltë diskutohet pas ndalimit të përdorimit të laptopëve në fluturimet drejt Amerikës


Ilustrim

Zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të takohen në Maltë gjatë kësaj jave për të diskutuar masat e SHBA-së rreth ndalimit të përdorimit të laptopëve gjatë fluturimeve nga vendet e Evropës.

Shefi i Sigurisë Kombëtare, John Kelly ka deklaruar javën e kaluar se ai është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të ndalimit ekzistues për laptopë në bord.

Kjo masë parashikon ndalimin e përdorimit të laptopëve për fluturimet nga 71 aeroporte të Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Aktualisht ndalimi vlen për 10 aeroporte të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Kjo masë e ndalimit u është imponuar vendeve si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, për shkak të provave të zbuluara kohën e fundit që grupet terroriste mund të përpiqen të vënë bomba të fshehura në pajisjet elektronike më të mëdha të marra në bordin e aeroplanëve.

"Lajmi i mirë është ... se ne mund të rrisim nivelin e përgjithshëm të sigurisë së aviacionit dhe jo pakënaqësinë e publikut që udhëton shumë," ka thënë Kelly.

XS
SM
MD
LG