Ndërlidhjet

Flakët përfshijnë një kullë në Londër


Flakët dhe tymi në kullën në perëndim të Londrës
Flakët dhe tymi në kullën në perëndim të Londrës

Policia britanike ka njoftuar se të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe numri i tyre pritet të rritet pas një zjarri të madh që ka kapluar një kullë në Londër.

Zjarri ka përfshirë kullën 24 katëshe, Grenfell Tower, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm. Më shumë se 50 persona janë lënduar pasi banorët ishin bllokuar brenda në objekt.

“Ne mund të konfirmojmë se gjashtë persona kanë vdekur pas zjarrit në kullë”. Jemi ende në fazat fillestare dhe presim që numri i viktimave të rritet”, është thënë përmes një deklarate të policisë së qytetit.

Zjarrfikësit kanë deklaruar se "kanë punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira".

Dëshmitarët thanë se banorët, që mendohet se janë bllokuar brenda ndërtesës, janë parë afër dritareve të tyre.

Shkaqet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

XS
SM
MD
LG