Ndërlidhjet

HRW: Punëtorët rusë po abuzohen gjatë punës për kampionatin “Rusia 2018”


Ilustrim

Organizata Human Rights Watch ka thënë se ka dokumentuar raste ku punëtorët që ndërtonin vende për Kupën Botërore të Futbollit “Rusia 2018” nuk janë paguar dhe kanë punuar në kushte të rrezikshme.

Kjo organizatë ka bërë të ditur se të paktën 17 punëtorë kanë vdekur në vendet punuese.

"Punëtorët e ndërtimit në stadiumet për kampionatin e Kupës së Botës përballen me shfrytëzim dhe abuzim, dhe FIFA nuk ka treguar ende se mund të monitorojë, parandalojë dhe përmirësojë këto çështje", ka thënë drejtoresha e organizatës me bazë në Nju Jork, Jane Buchanan.

Megjithatë, FIFA nuk është pajtuar, ndonëse ka thënë se ekzistojnë disa "mospërputhje në standardet të punës" në vendet e ndërtimit në Rusi.

FIFA po ashtu ka thënë se autoritetet ruse "kanë përgjegjësinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe të punës në territorin e tyre dhe për të siguruar që kompanitë e ndërtimit të mbajnë përgjegjësinë e tyre".

Rusia do të organizojë kampionatin për Kupën e Botës, në futboll, verën e ardhshme në 12 stadiume të shpërndara nëpër 11 qytete, duke përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Soçin.

Komiteti i organizimit të Kupës Botërore në Rusi nuk ka komentuar lidhur me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG