Ndërlidhjet

Antonio Guterres në vizitë të papritur në Kabul


Antonio Guterres
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka arritur në Kabul, një një vizitë të papritur.

“Sapo arrita në Kabul për bisedime me qeverinë dhe popullin”, ka njoftuar Guterres në Twitter.

Vizita e tij vjen pas një shpërthimi që ndodhi me kamion në Kabul, në të cilin u vranë 150 persona.

Ky ishte shpërthimi më vdekjeprurës në kryqytetin e Afganistanit nga viti 2001.

Guterres arriti në Kabul pas një turneu në Azinë Qendrore, gjatë së cilës ka vizituar Kazakistanin, Uzbekistanin, Kirgizinë dhe Turkmenistanin.

XS
SM
MD
LG