Ndërlidhjet

SHBA: U plagos një kongresmen, sulmuesi është vrarë nga policia


Policia dhe hetuesit në vendin e sulmit të një personi të armatosur kundër politikanëve republikanë në Aleksandria të Virgjinias
Policia dhe hetuesit në vendin e sulmit të një personi të armatosur kundër politikanëve republikanë në Aleksandria të Virgjinias

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një fushë të bejsbollit në shtetin Virgjina, duke e plagosur një kongresmen republikan të njohur dhe së paku tre vetë të tjerë.

Ligjvënësi Steve Scalise, që është i treti për nga pozita e republikanëve në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, është plagosur nga një sulmues me armë në vendin Aleksandria të Virgjinias, ka njoftuar Zyra e tij.

Sulmuesi, për të cilin policia tha se quhej, James T. Hodgkinson, 66 vjeçar, është qëlluar për vdekje nga policia.

Hodgkinson, po ashtu, i ka plagosur dy oficerë të policisë dhe një anëtar të stafit të kongresmenit, Roger Williams.

Zyra e zotit Scalise tha se tashmë ai ka dalur nga operacioni dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Zyrtarët thanë se personat e tjerë të plagosur nuk janë në rrezik jete.

Sulmi ka ndodhur sot herët në mëngjes, derisa afro 25 senatorë dhe kongresmenë po ushtronin në kuadër të përgatitjeve për një ndeshje humanitare të bejsbollit, të paraparë për nesër.

XS
SM
MD
LG