Ndërlidhjet

Putin u përgjigjet sot pyetjeve të rusëve


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mban sot sesionin e përvitshëm televiziv me pyetje-përgjigje.

Putin do të marrë pyetje nga qytetarët rusë në programin Linja Direkte, i cili transmetohet nga të gjitha televizionit shtetërore ruse.

Putin e shfrytëzon këtë sesion për të ndrequr imazhin e tij, për të dërguar sinjale jashtë vendit dhe për të dhënë shenja për planet e ardhshme.

Sesioni i këtij viti vjen në kohën e tensioneve sociale në Rusi. Vetëm pak ditë më parë, policia ruse arrestoi mbi 1,500 veta në protestat anti-korrupsion.

Në skenën ndërkombëtare, marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara janë të tendosura, pasi Uashingtoni akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, më 2016.

XS
SM
MD
LG