Ndërlidhjet

SHBA vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Katarin


Katar

Ushtria amerikane kreu disa stërvitje detare me Katarin më 14 qershor, edhe pse Shtëpia e Bardhë e akuzon këtë vend për mbështetje të terrorizmit.

Dy anije të marinës amerikane arritën në Doha për ushtrime me marinën e Katarit, raportoi agjencia katarase QNA.

Katari, i cili është akuzuar nga disa fqinj arabë dhe presidenti amerikan, Donald Trump, për strehimin e terroristëve, ka instalimin më të madh ushtarak të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Njëmbëdhjetëmijë trupa dhe mbi 100 avionë operojnë nga baza ajrore Udeid.

Për më tepër, Pengatoni e vlerësoi javën e kaluar Katarin për, siç tha, “angazhimin e vazhdueshëm ndaj sigurisë rajonale”.

XS
SM
MD
LG