Ndërlidhjet

SHBA rrëzon një aeroplan luftarak të qeverisë siriane


Ilustrim

Një aeroplan i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar një aeroplan luftarak të qeverisë siriane pasi i njejti sulmoi forcat që luftonin kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS) në skajin jugor të Rakës, ka bërë të ditur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Task forcat e përbashkëta kanë thënë se rrëzimi i aeroplanit sirian ka ndodhur "në përputhje me rregullat e betejës " dhe ato të "vetëmbrojtjes kolektive".

Luftëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë përbëjnë një aleancë arabe dhe kurde, të cilët mbështeten nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, në luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik dhe forcave të presidentit sirian Bashar al-Asad në luftën gjashtë vjeçare civile.

Në një deklaratë të ushtrisë siriane eshtë thënë se aeroplani është rrëzuar, dhe piloti është zhdukur në këtë incident, pranë fshatit Rasafah.

"Ky sulm flagrant ishte një përpjekje për të minuar përpjekjet e ushtrisë, si forca e vetme efektive e aftë në luftën kundër terrorizmit në të gjithë territorin e saj", ka shtuar më tutje deklarata e ushtrisë siriane.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavror, të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë integritetin territorial të Sirisë dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme në këtë vend.

"Sa i përket asaj që po ndodh 'në terren' në Siri, ne vazhdojmë të supozojmë se është e nevojshme të respektojmë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial në Siri" është cituar Lavrov. "Prandaj, çdo veprim" në terren " duhet të jetë në koordinim me Damaskun", ka shtuar më tutje ai.

XS
SM
MD
LG