Ndërlidhjet

Brexit-i dhe siguria dominojnë samitin e BE-së


Bruksel (©Shutterstock)

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen sot në një samit dyditësh në Bruksel.

Agjenda e bisedimeve do të dominohet nga Brexit-i dhe siguria.

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të ofrojë një marrëveshje për qëndrimin e shtetasve të BE-së në Britani dhe për të drejtat e tyre të punësimit.

Siguria do të jetë po ashtu lart në agjendë, sidomos pas sulmeve terroriste që kanë goditur Londrën dhe Parisin, së voni.

Në samitin e BE-së, për herë të parë, do të marrë pjesë presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron.

Në prag të samitit, Macron tha se beson në kapacitetin e Evropës për të transformuar botën, me Francën si forcë lëvizëse.

XS
SM
MD
LG