Ndërlidhjet

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga djegia e cisternës në Pakistan


Pakistan (Pamje me përmbajtje të rëndë)
Pakistan (Pamje me përmbajtje të rëndë)

Ka arritur në 152 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisterne me naftë, në një autostradë në Pakistan.

Është raportuar se fshatarët kanë qenë duke marrë naftën që rrjedhte nga cisterna e rrëzuar, kur ajo ka shpërthyer në flakë.

Indicenti ka ndodhur të dielën në jugperëndim të qytetit Multan.

Dhjetëra njerëz janë duke u trajtuar në spital, ndërsa disa viktima janë djegur përtej njohjes, thanë zyrtarët.

Ushtria e Pakistanit tha se ka dërguar helikopterë për të ndihmuar evakuimin e të plagosurve.

Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka ndërprerë vizitën në Londër, pas incidentit.

XS
SM
MD
LG