Ndërlidhjet

PRC: Përkeqësohet imazhi i SHBA-së në botë


Ilustrim

Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar ndjeshëm nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

Në një studim që ka kryer, Pew Research Center, shumica dërrmuese e qytetarëve global kanë shprehur më pak besim në aftësinë e Trumpit për të udhëhequr SHBA-në.

Rezultatet e anketimit që përfshijnë 37 shtete, tregojnë që favorizimi ndaj SHBA-së ka rënë në 49 për qind gjatë pesë muajve të presidencës Trump, në krahasim me 64 për qind sa ka qenë shifra, kur Barack Obama kishte pozitën e presidentit.

Këto rënie kanë qenë më të shprehura në disa vende aleate të SHBA-së, duke përfshirë Meksikën dhe Kanadanë, por dhe partnerët evropianë si Gjermaninë dhe Spanjën.

Vetëm Rusia dhe Izraeli kanë qenë vendet në të cilat Trump është vlerësuar më mirë se paraardhësi i tij, Obama.

Rezulatet e tij studimi po ashtu shfaqin shumë mosbesim në personalitetin e Trumpit.

Vetëm, 22 përqind e respodentëve mendojnë se Trump do të marrë vendime te duhura në çështjet botërore, krahasuar me 64 për qind që i besonin Obamës në këtë aspekt.

XS
SM
MD
LG