Ndërlidhjet

Lavrov: Në samitin G-20 mund të ndodhë takimi Putin - Trump


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka supozuar për një takim të mundshëm në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në kuadër të samitit G-20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Duke folur në qytetin rus Krasnodar, Lavrov ka thënë se ëshë i nevojshëm normalizimi i dialogut në mes të SHBA-së dhe Rusisë.

Ai ka shtuar se “ nuk do të ishtë mirë” sikur Putin dhe Trump nuk do të zhvillonin bisedime gjatë mbajtjes së këtij samiti.

Sipas tij është shumë e rëndësishme për të dy vendet që të diskutohet rreth luftës në Siri.

Samiti i grupit G-20 do të mbledhë udhëheqësit e shumë vendeve të botës për të diskutuar rreth luftimit të terrorizmit, ndryshimeve klimatike, tregtisë së lirë dhe çështjeve të tjera me rëndësi globale.

XS
SM
MD
LG