Ndërlidhjet

Vetëm edhe tri vite kohë për uljen e emetimit të gazrave


Ilustrim

Një grup i ekspertëve dhe shkenctarëve për klimën kanë thënë se botës i kanë mbetur edhe tri vite për të ulur emetimin e dioksidit të karbonit “para se të jetë shumë vonë”.

Në një artikull të botuar në revistën Nature, vetëm një javë para mbajtjes së samitit G-20, ekspertët klimatikë kanë thënë se nëse vazhdojnë të rriten ose të mbesin të njejta emetimet globale të gazrave, deri në vitin 2020, objektivat e temperaturës në Marrëveshjen e Parisit për klimën do të jenë të paarritura.

Autorët kanë identifikuar gjashtë sektorë në kuadër të objektivave për vitin 2020 duke përfshirë, energjinë, infrastrukturën, transportin, përdorimin e tokës, industrinë dhe financat. Sipas tyre në këta sektorë shumë të rëndësishëhm mund të punohet drejt uljes së emetimeve të gazrave.

Autorët e këtij teksti, u kanë bërë thirrje liderëve që do të marrin pjesë në samitin G-20 që ta mendojnë vitin 2020 si vitin vendimtar për vendosjen e objektivave rreth ndryshimeve klimatike.

XS
SM
MD
LG