Ndërlidhjet

Në Pakistan protestohet për rritje të sigurisë


Pamje të protestave gjatë javës së kaluar në Parachinar
Pamje të protestave gjatë javës së kaluar në Parachinar

Mijëra protestues janë mbledhur në qytetin e Parachinarit në Pakistan për të kërkuar më shumë siguri pas sulmeve me bomba që ndodhën javën e kaluar në një maket të këtij qyteti.

Nga ky sulm kanë vdekur 75 persona.

Protestuesit, shumica prej tyre pjestarë të komunitetit shiit në Pakistan, kanë qenë të zemrëruar, për siç kanë thënë dështim të autoriteteve në ruajtjen e sigurisë.

Ata kanë thënë se shqetësimet e tyre janë rritur pas raportimeve për vrasjen e tre protestuesve nga policia javën e kaluar.

Arshad Umerzai, ish ministër qeveritar i asaj province, ka thënë se kryeministri Nawaz Sharif duhet të vizitojë Parachinarin, si përgjigje ndaj dhunës që është shkaktuar atje.

Kryeministri Sharif ka bërë të ditur se do të kompensojë në vlerë të 10,000 dollarëve secilën familje që ka humbur dikë gjatë incidentit.

Mirëpo protestuesit nuk janë pajtuar me këtë fakt, duke thënë se familjet e viktimave nëpër qytetet e tjera janë paguar më shumë

Sajid Toori, ligjvënës nga Parachinari ka thënë se protestat do të vazhdojnë derisa qeveria të marrë vendim për kompensime më të mëdha, por edhe për rritjen e sigurisë në zonat e dominuara nga shiitët.

XS
SM
MD
LG