Ndërlidhjet

Parlamenti serb votoi qeverinë e re dhe kryeministren e parë nga komuniteti LGBT


Parlamenti i Serbisë miratoi me shumicë dërmuese të votave qeverinë e re dhe kryeministren Ana Bërnabiq, e cila hapur ka pranuar orientimin e saj seksual.

Nga 250 deputetë,157 votuan në favor ndërsa 55 ishin kundër.

Zgjedhja e Ana Bërnabiqit në postin e kryeministres shënon një moment të veçantë për Serbinë dhe rajonin konservator të Ballkanit.

Ajo u propozua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili mori postin e presidentit të Serbisë në zgjedhjet e muajit prill. Shumë vëzhgues e panë këtë vendim si një shenjë e largimit të Serbisë nga Rusia.

Kryeministrja Bërnabiq tha se anëtarësimi I Serbisë në Bashkimin Evropian do të jetë përparësi e qeverisë së saj, por duke ruajtur njëkohësisht edhe marrëdhëniet më të mira të mundshme me Rusinë.

XS
SM
MD
LG