Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi dhe zyrtari amerikan Hoyt Yee biseduan për thellimin e raporteve


Pamje nga takimi i sotëm ndërmjet Hashim Thaçit dhe zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee
Pamje nga takimi i sotëm ndërmjet Hashim Thaçit dhe zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe auroaziatike, Hoyt Brian Yee, gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare, Forumi i Dubrovnikut.

Siç informon presidenca e Kosovës, është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë dhe për marrëdhëniet bileterale ndërmjet dy shteteve.

Zoti Thaçi ka theksuar se zgjedhjet e qershorit në Kosovë ishin të lira, korrekte dhe demokratike, me ç’rast janë përmbushur standardet e larta demokratike.

“Me të njejtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen instituconet e reja të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Hashim Thaçi dhe Hoyt Brian Yee kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG