Ndërlidhjet

Paris: Bisedime për krizën e migrantëve në Itali


Migrantët duke arritur në një port në Itali gjatë vitit të kaluar
Migrantët duke arritur në një port në Itali gjatë vitit të kaluar

Ministrat e brendshëm të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, takohet sot në Paris për të diskutuar për “qasjen e koordinuar” për ta ndihmuar Italinë, që të ballafaqohet me numrin në rritje të migrantëve, të cilët arrijnë në portet e këtij vendi.

Komisionari i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, tha mbrëmë se “ajo që po ndodhë para syve tanë në Itali është një përhapje e një tragjedie”, dhe ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet më tepër për ta ndihmuar Italinë që të ballafaqohet me numrin masiv të migrantëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë shprehur mbështetje për Italinë pas një takimi në Berlin.

“Gjermania sigurisht se do ta ndihmoj Italinë që të ballafaqohet me këtë problem”, tha Angela Merkel.

Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 77 mijë migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, që është rritje prej 15% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Po ashtu, gjatë këtij udhëtimi të rrezikshëm në Detin Mesdhe, janë vrarë afro 1,800 vetë.

XS
SM
MD
LG