Ndërlidhjet

Regjisori rus Zvyagintsev e fitoi çmimin e parë në Munih


Regjisori rus Andrei Zvyagintsev

Një film i regjisorit rus, Andrei Zvyagintsev, i titulluar Padashuri, e ka fituar çmimin më të lartë në Festivalin e 35-të të Filmit në Munih të Gjermanisë.

Ky çmim, i cili u dha mbrëmë vonë, e ka vlerën prej 56,200 dollarëve amerikanë.

Ky film për një çift që kalon nëpër shkurorëzim të vështirë, derisa zhduket djali i tyre 12 vjeçar, është vlerësuar nga juria si “rrëfim intensiv i zhdukjes tragjike të fëmijës në një familje ku duket se mungonte dashuria”.

Në vitin 2014, regjisori Zvyagintsev, në këtë festival, e fitoi çmimin e parë me filmin Leviathan, që ishte një akuzë e fuqishme e popullit të zakonshëm kundër shtetit të korruptuar të Rusisë moderne.

Gjatë 10 ditëve të festivalit në Munih, janë shfaqur afro 180 filma nga 60 vende.

Ky festival, që është i dyti më i madhi në Gjermani pas Berlinales, është shikuar nga 81,500 spektatorë.

XS
SM
MD
LG