Ndërlidhjet

PZAP urdhëron të rinumërohen 117 kuti të votimit


Kutitë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të 65 ankesave të bëra nga subjekte politike, ka vendosur që t’i pranoj 28 prej tyre, në bazë të të cilave urdhërohet të rinumërohen 117 kuti të votimit.

Ankesat e subjekteve politike pasuan publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në mesin e këtyre kutive të votimit që do të rinumërohen është edhe një kuti e votave me kusht.

Qendra e Numërimit të Rezultateve, thuhet se ka kryere të gjitha përgatitjet që rinumërimi të fitoj sot në orët e pasdites.

XS
SM
MD
LG