Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Mosul


Mosul- Pamje të betejës në mes të forcave qeveritare irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik
Mosul- Pamje të betejës në mes të forcave qeveritare irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik

Një grua ka kryer një sulm vetëvrasës duke shpërthyer një bombë në një turmë të madhe njerëzish në Irak.

Banorët ishin duke u larguar nga zonat e luftës në Mosul, pasi aty po vazhdojnë luftimet në mes të militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave qeveritare të Irakut.

Zyrtarët iranikanë kane thënë se sulmi ishte kryrë nga një grua tuniziane.

Deri më tash është njoftuar se dy civilë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar, duke përfshirë dy ushtarë të qeverisë.

Sulmi ka ardhur një ditë pasi një tjetër grua kreu një sulm vetëvrasës në një kamp të Bagdadit duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Sulmi i ditës së sotme ndodhi në një kampin Kilo, në të cilin janë zhvendosur shumë familje që janë detyruar të largohen nga zonat e luftës.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se caku i tyre ka qenë një pozicion i ushtrisë irakiane.

Kyreministri irakian Haidar al-Abadi, ka njoftuar javën e kaluar se forcat qeveritare janë duke mposhtur militantët e Shtetit Islamik në Mosul.

XS
SM
MD
LG