Ndërlidhjet

Franca bën marrëveshje miliarda dollarëshe me Iranin


Pamje gjatë takimeve të mëhershme në mes të shefit të kompanisë Total, Patrick Pouyanne dhe presidentit iranian, Hassan Rohani

Firma franceze e energjisë, Total, ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje disa miliarda dollarëshe me Iranin për zhvillimin e një fushe të Iranit me gaz natyror.

Ky është invenstimi i parë i madh i Perëndimit që prej tërheqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit, në vitin 2016.

Marrëveshja për zhvillimin e fushës së gazit Parsi Jugor është po ashtu marrëveshja më e madhe biznesore e Iranit me partnerë të huaj.

Marrëveshja 20-vjeçare u nënshkrua nga shefi ekzekutiv i kompanisë Total, Patrick Pouyanne, dhe ministri iranian i Naftës, Bijan Namadar Zanganeh.

“Ky është një hap i madh për kompaninë Total, e cila zyrtarisht shënon kthimin në Iran për të hapur një kapitull të ri të historisë së bashkëpunimit”, ka thënë Pouyanne pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Fushta Parsi Jugor, e cila njihet si më e madhja në botë, fillimisht u zhvillua në vitet e 90-ta kur kompania Total ka qenë një nga investitorët më të mëdhenj në Iran.

Mirëpo, më 2012, kompania ndërpreu investimet në Iran, pasi Franca iu bashkua partnerëve të Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit, si ndëshkim për programin e tij bërthamor.

Total ka planfikuar të investojë 2 miliardë dollarë gjatë fazës së parë të projektit 20-vjeçar.

XS
SM
MD
LG