Ndërlidhjet

Macron paralajmëroi tërheqjen e gjendjes së jashtëzakonshme


Emmanuel Macron gjatë fjalimit të sotëm në parlament
Emmanuel Macron gjatë fjalimit të sotëm në parlament

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se “këtë vjeshtë” do ta tërheq gjendjen e jashtëzakonshme shtetërore, të implementuar në vitin 2015, pas sulmit terrorist në Paris, nga i cili ishin vrarë 130 vetë.

Këtë përkushtim zoti Macron e ka paraqitur sot në një seancë të rrallë të përbashkët të Parlamentit të Francës, në të cilën ai ka folur për prioritetet e brendshme dhe të jashtme, derisa ka theksuar se qeveria do t’i shtoj masat e sigurisë për luftimin e ekstremizmit islamik.

“Do t’i ripërtrijë liritë e popullit francez duke e tërhequr gjendjen e jashtëzakonshme këtë vjeshtë, pasi këto liri janë parakusht për ekzistencën e demokracisë së fuqishme”, tha Macron.

Mëtutje, ai ka theksuar se qeveria e tij do të “punoj për parandalim të ndonjë sulmi të ri” dhe do të luftoj kundër ekstremistëve “pa keqardhje, pa butësi”.

Megjithatë, presidenti Macron e ka shprehur rëndësinë e garantimit të “respektit të plotë për liritë individuale”.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte zbatuar në nëntor të vitit 2015, pas një sulmi në një klub nate në Paris, dhe është zgjatur pesë herë.

Pritet që kjo gjendje do të zgjatet edhe në korrik nga qeveria e qendrës e zotit Macron, derisa po përgatitet legjislacion i ri kundër terrorit.

XS
SM
MD
LG