Ndërlidhjet

Trudeau: Trump dhe Brexit janë shanse të reja për Kanadanë dhe Irlandën


Kryeministri kanadez, Justin Trudeau
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Traudeau, ka thënë se vendi i tij dhe Irlanda duhet të shfrytëzojnë mundësinë dhe të jenë të hapur e progresiv pas “mbylljes” së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Trudeau ka thënë se Kanadaja dhe Irlanda duhet të prezantojnë veten si “ të hapur ndaj botës në mënyrë pozitive dhe progresive” në kohën kur “aletatët tanë…. janë duke u mbyllur brenda vendeve të tyre, apo janë duke u kthyer në pozicione të ndryshme”.

Trudeau i ka dhënë këto deklarata pas takimit me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në Dublin.

Të dy liderët e përmendën situatën e komplikuar, në SHBA nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump dhe procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Varadkar ka thënë se “ shumë përsona po tregojnë çdo ditë e më shumë dëshirën e tyre për të ardhur në Irlandë”, për shkak të Brexitit.

XS
SM
MD
LG