Ndërlidhjet

Katari u përgjigjet negativisht kushteve të fqinjëve arabë


Katar
Katar

Kufizimet ndaj Katarit do të vazhdojnë, pasi ai ka refuzuar ultimatumin e vënë nga fqinjët në Lindjen e Mesme, tha Arabia Saudite.

Që nga mesi i muajit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomtike dhe të udhëtimit më Katarin, duke e akuzuar Dohan për mbështetje të terrorizmit dhe për afërsi me rivalin rajonal – Iranin.

Katarasit i kanë hedhur poshtë akuzat.

Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të katër vendeve arabe, pas takimit në Kajro, thanë se është për keqardhje përgjigjja “negative” e Katarit ndaj kërkesave të tyre.

Riadi dhe aleatët kanë krijuar një listë prej 13 kërkesash dhe i kanë dhënë Katarit disa ditë kohë për t’u përgjigjur.

Në mesin e kërkesave kanë qenë ndërprerja e mbështetjes financiare për terrorizmin, mbyllja e rrjtetit televiziv Al Jazeera, ndërprerja e shumicës së lidhjeve me Iranin dhe mbyllja e një baze ajrore turke.

Ministri i Jashtëm saudit tha se pas refuzimit të kërkesave, Katarit do t’i vihen kufizime shtesë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG