Ndërlidhjet

Turqia shënon një vjetorin e përpjekjeve të dështuara për grushtshtet


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Turqia shënon sot përvjetorin e parë të tentimit për grushtshtet kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan në Stamboll dhe Ankara.

Mijëra persona pritet të marshojnë në këto dy qytete, si dhe janë planifikuar disa fjalime në parlament.

Në urën ikonike të Stambollit, Erdogan do të zbulojë “Memorialin e Dëshmorëve”, si shenjë përkujtimi për personat që kanë vdekur në përleshjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.

Që nga përpjekja e dështuar për grushtshtet, qeveria ka arrestuar 50,000 persona dhe ka pezulluar nga puna më shumë se 100,000 të tjerë.

Rreth 7,000 policë, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë janë shkarkuar nga puna, sipas disa të dhënave të publikuara të premten, në prag të përvjetorit të përpjekjeve të dështuara për grushtshtet.

Autoritetet turke e fajësojnë klerikun Fethullah Gulen, që jeton në SHBA, për nxitje të tensioneve për grushtshtetin e dështuar.

Gulen ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij në këto ngjarje.

XS
SM
MD
LG