Ndërlidhjet

Marsh në Prishtinë në mbështetje të Erdoganit


Në përvjetorin e parë të përpjekjes së dështuar të grushtshtetit në Turqi, kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan, në Kosovë është organizuar një ecje [marsh] në sheshin kryesor në Prishtinë.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Qendra Liberal Demokrate ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç.

Biroll Urcan nga Qendra Liberal Demokrate tha për Radion Evropa e Lirë se ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin e të gjithë atyre 240 qytetarëve martirë të Turqisë që humbën jetën më 15 korrik të vitit të kaluar. Ai tha se sikur grusht-shteti të kishte sukses, pasojat do të ndiheshin edhe në Kosovë.

"Nëse ky puç do të kishte sukses, nuk do të kishte ndikuar vetëm në Turqi, por edhe në vendet të rajonit dhe në të gjitha vendet tjera mike të Turqisë dhe në një rast të tillë, e gjithë forca në Turqi do të përqendrohej në duart e një imami të krisur. Kështu që, menduam që është e rrugës që t'i kujtojmë martirët që e kanë mbrojtur demokracinë në Turqi po edhe në vendet e tjera, përfshirë edhe Kosovën në mënyrë indirektet", tha Urcan.

XS
SM
MD
LG