Ndërlidhjet

Senatori McCain diagnostikohet me kancer të trurit


Senatori i SHBA-së, John McCain

Senatori i SHBA-së, John McCain, një personalitet i shquar dhe kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, është diagnostikuar me kancer të trurit, kanë njoftuar mjekët e tij.

Ata kanë thënë se McCain, 80 vjeçar, po përballet me një lloj agresiv të kancerit të trurit.

Mjekët i kanë caktuar diagnozën, pas një intervenimi javën e kaluar që i është bërë në syrin e majtë, duke i hequr një copë të gjakut të mpiksur.

Familja e tij është duke shikuar mundësitë e trajtimit të mëtutjshëm, duke përfshirë rrezatimin.

Ai është duke u shëruar në Arizona.

Mjekët kanë thënë se shërimi i senatorit McCain, është duke shkuar në mënyrë “ jashtëzakonisht të mirë”.

McCain ka qenë i nominuar për president të SHBA-së, nga republikanët në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG