Ndërlidhjet

FMN: Ekonomia botërore po rimëkëmbet


Shefi i ekonomisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Maurice Obstfeld

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka thënë se ekonomia globale është duke u rimëkëmbur me “hapa të sigurtë”, duke shënuar përmirësim në Evropë dhe Kinë, ndonëse janë zvogëluar pritjet e parashikuara për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Sipas raportit të publikuar sot, thuhet se rritja ekonomike për vitin 2017 pritet të jetë 3.5 për qind, ndërsa 3.6 për qind në vitin 2018.

Shefi i ekonomisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Maurice Obstfeld, i cili i prezantoi të dhënat, ka thënë se “nuk vihet në pyetje fitimi në ekonominë botërore në këtë moment”.

Sidoqoftë ky Fond, ka paralajmëruar se rritja e ngadalshme e pagave dhe rritja e ndjenjës anti-globale mund të ndikojë në keqësimin e ekonomisë.

Ekonomia ruse pritet të “rritet gradualisht” në vitin 2017 dhe 2018.

Në Lindje të Mesme, Afrikën Veriore, Afganistan dhe Pakistan, është projektuar rënie, për shkak të uljes së aktiviteteve nga eksportuesit e karburanteve.

XS
SM
MD
LG