Ndërlidhjet

Shpërthim në Pakistan, 14 të vdekur


Pamje pas shpërthimit në Lahore

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se të paktën 14 persona kanë vdekur në një shpërthim në lindje të qytetit Lahore.

Shpërthimi ka ndodhur në një rrugë të frekuentuar në Lahore, kryqytet në provincën e Punjabit.

Polica e ka rrethuar zonën derisa shërbimet e ambulancës i kanë bartur të lënduarit në spitalet më të afërta.

Jam Sajjad Hussain, zëdhënës i shërbimit të shpëtimit në Punjab, i ka thënë dpa-së se 20 persona janë lënduar gjatë shpërthimit.

Ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan, në një konferencë për media ka thënë se shumica e viktimave janë policë dhe kalimtarë.

“Ende nuk është konfirmuar nëse incidenti është vepër terroriste apo shpërthim aksidental”, ka thënë ai.

Lahore ka qenë zonë e shumë sulmeve në dekadën e fundit, ndonëse të njejtat kanë qenë më pak prezente në vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG