Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmi i talibanëve në Pakistan


Lahore, Pakistan, 24 korrik 2017.

Së paku 26 veta janë vrarë dhe 49 janë plagosur nga një sulm me bombë në qytetin Lahore të Pakistanit.

Bilancin e viktimave e dha ministri rajonal i Shëndetësisë, Khawaja Imran Nazir.

Përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët pakistanezë.

Zëdhënësi i grupit Tehrik-e Taliban Pakistan, Mohammad Khorasani, u dërgoi email mediave, duke thënë se shpërthimi në kryeqytetin e provincës Punxhab "ka qenë sulm vetëvrasës".

Sulmi ka pasur në shënjestër një autobus, ndërsa zyrtarët thanë se shumica e viktimave janë policë dhe disa kalimtarë.

XS
SM
MD
LG