Ndërlidhjet

Ilir Meta bën betimin e presidentit të Shqipërisë


Ilir Meta - foto arkivi
Ilir Meta - foto arkivi

Në Shqipëri, kryetari i ri i shtetit, Ilir Meta, bëri të hënën betimin në parlament.

Meta, me fjalimin e tij, u zotua se do të angazhohet në respektimin e Kushtetutës, reformat, marrëdhëniet me opozitën dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

Meta u zgjodh në postin e presidentit më 28 prill, duke marrë 87 vota për dhe dy kundër.

Në këtë seancë ka munguar opozita, e cila atëbotë bojkotonte Parlamentin, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Meta ka qenë dy herë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ndërsa në vitin 1999 është bërë kryeministër në moshën 30-vjeçare.

XS
SM
MD
LG