Ndërlidhjet

Kushner: Nuk kam bashkëpunuar me asnjë qeveri të huaj


Jared Kushner, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Jared Kushner, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ka bashkëpunuar me asnjë qeveri të huaj dhe se nuk ka pasur “asnjë kontakt të papërshtatshëm” me rusë gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, vitin e kaluar, ose gjatë periudhës së tranzicionit.

Kushner i bëri këto komente të hënën, pas takimit me Komitetin e Senatit për Inteligjencë, njërin prej disa komiteteve të Kongresit që po heton lidhjet e mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, si dhe ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

“Nuk kam bashkëpunuar, as nuk di dikë në fushatë që ka bërë një gjë të tillë”, tha Kushner, i cili është këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk kam pasur kontakte të papërshtatshme. Nuk jam mbështetur në fondet ruse për biznesin tim”, tha Kushner për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar para takimit të tij me Senatin, Kushner tha se ka pasur “ndoshta katër kontakte me përfaqësuesit rusë” gjatë fushatës dhe periudhës së tranzicionit, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet e 8 nëntorit, 2016, porse “nuk ka bashkëpunuar” me rusët.

XS
SM
MD
LG